26/11 09:21
Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë bërë prindër për herë të tretë.
Ishte vëllai i këngëtarit spanjoll, Julio Iglesias Jr, ai që bëri me dijeni lajmin në fjalë, por pa zbuluar gjininë e fëmijës.
Në një intervistë për radion ADN në Kili, Julio u pyet rreth thashethemeve se do të bëhej sërish xhaxha.
“Tashmë jam bërë xhaxha,” tha ai.
Anna dhe Enrique Iglesias e nisën romancën në fund të vitit 2001 dhe janë prindër edhe të dy binjakëve, vajzës Lucy dhe djalit Nicholas.
Top Channel