Studenti arratiset nga Wuhan drejt Shangait, do udhëtonte drejt Amerikës. U zbulua nga…

11/02/2020 18:06

Një student kinez raportohet se është arratisur nga epiqendra e koronavirusit Wuhan duke udhëtuar rreth 930 kilometra për të shkuar në Shanghai.

Destinacioni i tij i ardhshëm ishte Amerika, ku kishte filluar një master prej muajt mars.

I riu, i emëruar nga policia si 22-vjeçari Liu, tha që ai thjesht doli në një autostradë, gjeti një kamion dhe udhëtoi për një ditë para se të arrinte në qendrën financiare në bregdetin lindor të vendit.

Ai nuk zbuloi se si ka mundur të kalojë pikat e kontrollit të shumta të Wuhan, qytet i cili është i bllokuar.

Burri, nga Qarku Qiaokou i Wuhan, u largua nga qyteti i tij i lindjes më 8 shkurt – dy javë e gjysmë pasi Wuhan u izolua në një përpjekje për të izoluar sëmundjen.

Pasi udhëtoi rreth 930 kilometra, ai mbërriti në Shanghai më 9 shkurt dhe qëndroi në një apartament me qira në Qarkun Jing’an, sipas BJ News.

Ai u vërejt dhe u mor në pyetje nga punonjësit e shëndetit pasi fqinjët e tij raportuan për ardhjen e tij të fshehtë në komunitetit.

‘Kam gjetur një automjet ngarkesash në një autostradë në Wuhan’, u tha ai.

Ai tha se nuk e dinte targën e kamionit, që do të thotë se do të ishte gati e pamundur të gjurmosh ata që kishin ndarë automjetin me të.

Një zëdhënës i komitetit të banimit lokal i tha reporterit se burri ishte i shëndetshëm dhe ishte në karantinë.

Policia e Shangait ka filluar një hetim pasi ka vërejtur raportin.

Oficerët thanë se Liu i ka ngritur dorën një kamion kalimtar pranë një daljeje në autostrade në Wuhan të Shtunën në mbrëmje.

Studenti i kërkoi shoferit që ta çonte në Shanghai, në mënyrë që të mund të fluturonte jashtë vendit për të studiuar për masterin.

Dhe shoferi 30-vjeçar, i cili ishte në rrugën e kthimit për në Shanghai pasi transportoi mallra në Wuhan, ra dakord ta merrte pasagjerin, thuhet në një deklarate të policisë në mediat sociale.

Policia nuk sqaroi sesi Li arriti të kalonte pikat e kontrollit në autostradat Wuhan pa u ndalur.

Epidemia e koronavirusit deri më tani ka marrë më shumë se 1,018 jetë dhe ka infektuar më shumë se 43.130 njerëz në 28 vende dhe territore në të gjithë botën – por afro 99 përqind e të infektuarve kanë qenë në Kinë.

Gjithsej 103 njerëz vdiqën në një ditë të vetme në provincën Hubei të Kinës të hënën – numri më i lartë i regjistruar në çdo periudhë 24-orëshe që prej fillimit të shpërthimit në dhjetor.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel