Pas “furtunës” Meghan-Harry, tjetër goditje për mbretërinë! Divorcohet nipi i Elizabeth-ës

11/02/2020 11:32

“Është e trishtë, por është më mirë për fëmijët”, kështu u tha ndër të tjera në një njoftim zyrtar sa i takon ndarjes së nipit të preferuar të gjyshes Elizabeth, Peter Phillips nga e shoqja, Autumn, fill pasi “The Sun” deklaroi se dyshja po divorcohej.

“Pasi njoftuan madhërinë e saj, Mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të familjes, Peter dhe Autumn ranë dakord që të divorcoheshin. Ata dolën në përfundimin se një zgjedhje e tillë ishte më e mira për fëmijët e tyre”, thuhej ndër të tjera në deklaratë, duke shtuar se ndarja në fjalë erdhi pas muajsh të tëra diskutime.

Sipas “The Sun”, 42-vjeçari Peter Phillips ka mbetur “i shkatërruar” pasi ka qenë ish-gruaja e tij ajo që ka kërkuar divorcin, pas 12 vitesh martesë.

Ky lajm i ri brenda familjes mbretërore vjen në një kohë jo fort të artë për monarkinë. Ju kujtojmë se pak më parë, çifti Harry-Meghan vendosën të hiqnin dorë nga tituj e tyre mbretërorë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel