Haga i përgënjeshtroi raportet e vdekjes së kriminelit të luftës, Ratko Blladic. Helen Eggleston, zëdhënëse e Mekanizmit Ndërkombëtar të Gjykatave Penale, tha se informacioni nuk ishte I vërtetë. Njoftimin e vdekjes së atij që njihet ndryshe edhe si “kasapi I Ballkanit“ e përcolli në Twitter ministrja e Jashtme e Bosnje Hercegovinës, Bisera Turkovic.

Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm për 10 nga 11 akuza që përfshinin krimet më të rënda: gjenerali akuzohej nga gjykata e Hagës për genocid, shkelje të rënda të Konventës së Gjenevës, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Nga prilli 1992 e deri në korrik të vitit 1995, ai me ushtrinë e vet të serbëve të Bosnjes sulmuan, plaçkitën e shkatërruan plot qytete e fshatra në Bosnje-Hercegovinë. Shumë të vdekur, dëbime sistematike dhe përdhunime ndaj popullsisë jo serbe gjatë luftës shkojnë në llogari të tij.

Përveç kësaj, Mlladiç konsiderohet përgjegjës edhe për rrethimin tetevjeçar dhe bombardimin e Sarajevës. Akuza e fundit, por jo më pak e rëndësishme, ishte ajo e përgatitjes dhe zbatimit të genocidit korrikun e 1995-sës në Srebrenicë: “ qëlloni vetëm në mish njeriu”, ishte urdhri I tij për ushtarët. Mlladiçështë në burg që prej majit 2011, kur u arrestua në Serbi e u dërgua në Hagë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA