Një jaht ekologjik 600 milionë eurosh. Edhe pse në klasifikimin e Forbes, po rëshket në vendin e tretë, mes njerëzve më të pasur të botës, Bill Gates nuk ka kursyer për jahtin e tij.

Por, ka zgjedhur ekologjinë, temë për të cilën ai ka ngritur zërin gjithnjë, dhe kundër emetimeve që shumë gjigantë luksozë të detit prodhojnë. Por nuk do ta bëjë këtë jahti i tij.

I quajtur Aqua, ai është një model futuristik jahti që furnizohet me hidrogjen. Është prezantuar në Monako dhe do të jetë gati në 2024. Do të jenë të shumtë ata që do të impresionohen nga luksi i sallave, kabinave, pishina, sauna dhe palestra, nga dizajni i jashtëm etj. Katër kabina për të ftuar, dy kabina VIP dhe një zonë për pronarët, pa përmendur edhe dhomat e 31 pjesëtarëve të ekuipazhit dhe kapitenit.

Por revolucioni i vërtetë qëndron diku tjetër. Sy serbratorë të izoluar, 28 tonësh, ftohen në -235 gradë celcius dhe mbushen me hidrogjen të lëngshëm, që mund të vërë në lëvizje jahtin, duke kthyer mbrapsht në det vetëm ujë. Pra, me 112 metrat gjatësi, aqua do të jetë jahti i parë tërësisht ekologjik’ për ambjentin sigurisht, por jo për xhepat e atyre që nuk kanë themeluar një kolos informatike.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA