Britanikët nuk dinë të ndalen! Festojnë në klubet e natës në prezencën e stuhisë “Ciara”

10/02/2020 14:12

Pjesa më e madhe e Evropës është goditur nga stuhia “Ciara”, e cila deri më tani ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në vendet që ka prekur.

Era me shpejtësi deri në 160 km/h e shoqëruar me reshje të dendura të shiut ka krijuar kaos dhe panik tek qytetarët. Një nga vendet e prekura më së shumti është dhe Britania e Madhe.

Por, në fotot e publikuara duket se të rinjtë britanikë nuk shqetësohen për stuhinë dhe nuk e ndalin argëtimin e tyre të përjavshëm në klubet e natës. Ata janë konsideruar në rrejte sociale si të rinjtë që bëjnë festa të shfrenuara duke e tepruar me pijet alkoolike dhe trazirat që shkaktojnë në rrugë.

Në fotot që do të shihni më poshtë, vajzat britanike janë gjysmë të zhveshura në të ftohtë dhe nuk shqetësohen aspak për kushtet atmosferike! Megjithatë një pjesë kishin marrë çadra me vete, ndërsa të tjerë kanë përdorur çantat si formë strehe për t’u mbrojtur nga shiu i dendur.

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA