Polica greke ka shkatërruar një organizate kriminale në një operacion të zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Korinthit.

Sipas burimeve të Top Channel, grabitësit survejoheshin prej disa ditësh prej agjentëve të policisë, ndërsa operacioni për shkatërrimin e organizatës, e cila konsiderohet si një ndër më të rrezikshmet e kapura ndonjëherë në vend, nisi në zonën e Kalamatës dhe u konkretizua në zonën e  Korinthit,ku anëtaret e bandës u përleshën me armë me policët e anti-krimit grek.

Prej përballjes se  armatosur,mbetën të plagosur dy shtetas shqiptarë, ndërsa i treti u arrestua mbas disa  minuta ndjekje në kodrat e zonës Akro Korinthit.

Gjatë operacionit u arrestuan:

Eljon Deraj,

Andrea Caushaj,

Amarildo Caushaj

Në kërkim janë :

Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj.

Në automjetin e tyre u gjetën armë kallashnikov dhe pistoletë, si dhe mjete që përdoreshin për tu maskuar, kapuçë dhe paruke. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe thika, leva, gërshërë për të prerë metale etj.

Ndërkohë sot në zonën e Prevezës u arrestuan edhe një çift tjetër nga Shqipëria të cilët dyshohet se merrnin makina me qira të cilat më pas përdoreshin në grabitjen e grupit shqiptarë.

Policia greke thotë se banda kishte kryer disa grabitje bankash dhe dhjetra vjedhje me thyerje te dyqaneve dhe magazinave ne zonën e Peloponezit dhe Epirit.

Metodat e përdorura prej tyre konsiederohen si tepër të ashpra. Ata kërcënonin dhe trembnin viktimat e tyre,dhe janë përgjegjës për disa grabitje te dhunshme me pasoje plagosjen e viktimave.

Policia greke vazhdon operacionin për gjetjen e dy të arratisurve,madje ka vënë ne dipsozicion edhe helikopterë me kamera termike.

Fotot e tyre u janë shpërndarë të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë, ndërsa police me veshje civile patrullojnë në zonën e Korinthit për të bërë të mundur arrestimin e tyre.

FOTO GALERI
2/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA