Ministri i Shëndetësisë dhe mjekët e Klinikës Infektive në Qendra Klinike Universitare e Kosoves, kanë njoftuar se një pacient është duke u trajtuar nën dyshimin se mund të jetë prekur nga koronavisrusi.

Në konferencën urgjente të mbajtur para pak çastesh në Klinikën Infektive, ministri Arben Vitia ka pohuar se bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila punon në Kosovë, e cila dyshohet se mund te jetë infektuar në një qendër skijimi.

“Ka qenë në një qendër skijimi dhe ajo pasi ka dëgjuar se ka pas persona të infektuar, pasi ka pas një kollë, ajo ka ardhur dhe ka bërë një kontroll dhe rezultatet jemi duke i pritur. Pritet se rreth orës 23:00 dhe 24:00, do të dalin rezultat. Sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë rezultate pozitive dhe nuk ka asgjë për t’u frikuar”, tha Vitia.

Ai po ashtu njoftoi se pacienti është nga Britania e Madhe.

Top Channel