Ish pushtetarët e koalicionit PAN, thonë se do të përdorin çdo mundësi, përfshirë edhe protestat për të qenë kritik ndaj shefit të ri të ekzekutivit. Ndërsa, shoqëria civile kërkon që opozita të jetë konstruktive në temat nacionale.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë për KosovaPress, se varësisht prej vendimeve të qeverisë Kurti, ata do të ndërmarrin veprimet.

“Për veprimet e mira dhe vendimet e mira gjithmonë do të kenë përkrahjen edhe të opozitës, sidomos kur bëhet fjalë për tema nacionale, por po ashtu për vendimet e këqija ose për krejt ato që ne e vlerësojmë se nuk po shkon mirë, do të jemi në nivelin e opozitës.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala kërkon bosht opozitar për të kundërshtuar qeverinë Kurti, ndërsa thekson se në asnjë moment ata nuk do të jenë aty për t’i shërbyer dhe bërë forumin partive në pushtet.

“Ne duhet në fillim të koordinohemi, të bëjmë boshtin opozitar. Në bazë të veprime të veprojmë si bosht opozitar. Kurse sa i përket Nismës të gjitha çështjet nacionale që do të kërkojë Qeveria për vendin ne edhe në natyrën tonë është që i mbështesim ato. Kurse për çështjet tjera jemi në opozitë…

Njohësit e rrethanave politike në Kosovë dhe shoqëria civile, thonë ndërkohë se opozita në këtë legjislaturë do të jetë e fortë, por kërkuan konstruktivitet nga ana e tyre për temat kombëtare. Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, tre partitë në pushtet, legjislaturën e shkuar PDK, AAK dhe Nisma kaluan në opozitë.

Top Channel