Elbasan/ Transportonte 4 emigrantë ilegal drejt Tiranës, arrestohet “taksisti” 44-vjeçar

08/02/2020 09:23

ELBASAN- Një 44-vjeçar është arrestuar pasi është kapur teksa transportonte 4 emigrantë maroken të cilët ishin futur në territorin shqiptar ilegalisht.

I arrestuari G.M  banues në banues në fshatin Libonik, Maliq është kapur në aksin rrugor Korçë-Librazhd,  ku në makinën e tij tip “Benz” po transportonte 4 marokenët nga Korça në drejtim të Tiranës.

Prej kohësh Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në afërsi të zonave kufitare janë duke punuar me masa të shtuara për të parandaluar lëvizjet e paligjshme të shtetasve të huaj që vijnë nga vendet e treta.

Top Channel