Pas Serbisë, komisioneri europian i zgjerimit udhëton drejt Malit të Zi për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markovic.

Në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vucic i shprehur zyrtarit të lartë europian mbështetjen e tij për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, të propozuar nga Komisioni Evropian. Vuçiç u shpreh qartazi pro ndryshimeve në procesin e shtrirjes së bllokut, nga I cili në fakt, Serbia dhe Mali i Zi janë gjerësisht të përjashtuar. Beogradi dhe Podgorica, që I tashmë kanë nisur bisedimet për anëtarësim, do të kenë mundësi të zgjedhin se cilën qasje dëshirojnë ta aplikojnë. Ndërkohë që nëse merr dritën jeshile, metodologjia e re do të aplikohet në mënyrë automatike për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Varheyi e ka bërë të qartë se zgjerimi i BE-së në Ballkan është “prioriteti i tij kryesor”. “Në fund të mandatit tim, unë do të dëshiroja që të paktën një shtet nga rajoni të ishte gati për anëtarësim”, ka qenë komenti i diplomatit hungarez. Metodologjia e re, siç e ka sqaruar më herët Varheyi, do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Komisioneri e theksoi se kërkon një proces më dinamik dhe më me kredibilitet për zgjerimin.

Top Channel