Aktori Michael Douglas duke pozuar me te atin Kirk dhe të birin Cameron

Pas vdekjes së aktorit që u bë i njohur me rolin e Spartakut në median amerikane kanë dalë fotot e momenteve familjare të familjes së madhe të aktorit amerikan. Ai është babai i Michael Dougllas 74 vjeç, gjyshi i Cameron Douglas 40 vjec dhe vjehri i aktores Catherine Zeta Jones.

Legjenda e aktrimit Kirk Douglas u fotografua për herë të fundit me katër gjenerata të familjes së tij ndërsa ishte ulur në krye të tryezës.
Kirk është parë duke festuar me të afërmit e tij në gusht 2019 në moshën 102 vjeçare. Legjenda e ekranit ndërroi jetë më 5 shkurt djali I tij aktori Michael Douglas, duke konfirmuar lajmin në një deklaratë, tha: “Me trishtim të jashtëzakonshëm unë dhe vëllezërit e mi njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën e 103. “Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave, një humanitar i përkushtuar.”
Fotografitë e ngjarjes familjare, u postuan në Instagram nga nipi i tij 40-vjeçar Cameron, i cili është djali i yllit të filmit 74-vjeçar Michael Douglas. Ylli Spartacus pozoi për foto me gruan e tij Anne, 100 në atë kohë, djemtë e tij Michael, 74 vjeç, Joel, 72 vjeç dhe Peter, 63 vjeç, së bashku me familjen e tyre të gjerë, përfshirë gruan e Michael, Catherine Zeta Jones, dhe fëmijët dhe stërnipat. Cameron Douglas titroi foton e 14 anëtarëve në Instagram me: “#Familyfirst”

FOTO GALERI
9/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA