“Koronavirus, mos më puth”/ Kënga e kompozitorit turk me këshilla për sëmundjen

06/02/2020 12:33

Autorë tekstesh e këngëtarë e marrin shpeshherë frymëzimin nga tema sociale.

Por rrallë ndodh që ato të kenë në fokus zhvillime të tilla si sëmundjet epidemike. Megjithatë, koronavirusi i ri në Kinë është kthyer në këngë nga Aydin Aydin, këngëtar i njohur i muzikës popullore turke. Klipi më i fundit i tij mban titullin “Koronavirusi, mos më puth.”

Kënga do të jetë në tre gjuhë; turqisht, anglisht dhe atë kurde. Xhirimet u realizuan  në një mal të mbuluar me dëborë në fshatin Demirtaş, në lartësinë 2.800 metra mbi nivelin e detit. Aydin thotë se ilaçi kundër koronavirusit janë bimët mjekësore që rriten atyre maleve.

Dhe kënga e tij, ngjan me tepër edhe me një keshillë:

“Për shkak të koronavirusit, ju lutemi hiqni kontaktin e ngushtë dhe puthjen. Disa më quajtën të “të çmendur” kur e morën vesh për këtë këngë. Por sot e gjithë bota është në alarm. Ju lutemi hiqni kontaktin e ngushtë dhe puthjet. Le të mos puthemi me njëri-tjetrin, sidomos me fëmijët,” janë disa nga vargjet e saj.

Situata nga koronavirusi në Kinë nuk po arrin të frenohet. Gjendja në Wuhan dhe në provincën e Hubeit, që konsiderohen si epiqendra e sëmundjes, është e rëndë e shumë mjekë mendojnë se shifrat zyrtare të vdekjeve dhe infektimeve, nuk paraqesin realitetin, ndërsa spitalet nuk kanë më vend për të sëmurët.

Top Channel