Një vend i pabanuar më parë, derisa u zbulua nga Portugezët në fund të Shekullit XV, Sao Tome dhe Principe është një “arkipelag” i vogël i vendosur në Gjirin e Guinesë.

Megjithatë, Sao Tome dhe Principe po tërheqin edhe një herë vëmendjen e eksploruesve ndërkombëtarë, këtë herë në formën e turistëve.

Është një nga vendet më pak të vizituara në botë, rreth 30.000 ishte numri i vizitorëve në vitin 2018.

Hugo Menezes, drejtori i përgjithshëm i turizmit për Sao Tome dhe Principe, thotë për CNN Travel se vetëm 7.900 njerëz ishte numri i turistëve që vizituan këtë “parajsë mbi tokë” në vitin 2010.

Qëllim është të shtohet numri i vizitorëve me 10% çdo vit dhe turizmi të kthehet në një “shtyllë” për ekonominë e vendit, shton ai.

Por, megjithë bukurinë e tij të lakueshme natyrore, Sao Tome dhe Principe mbeten një komb në zhvillim. Rreth një e treta e 200.000 qytetarëve të këtij vendi mbijetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë, vlerësim ky i bërë nga Banka Botërore.

U bë një qendër tregtare e skllevërve nën sundimin Portugez, me kallam sheqeri, kakao dhe kafe! Praktikat e punës u përmirësuan fatmirësisht gjatë shekujve në vijim dhe kur Portugezi u largua në mesin e viteve 1970 më në fund ky vend arriti pavarësinë e tij.

Por Menezes beson se turizmi mund të ndihmojë në rritjen e investimeve dhe një sërë përfitimesh që do të ndihmojnë në zhvillimin e këtij vendi, pra shtytja për të tërhequr vizitorë të rinj.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA