Temperaturat e ulëta, reshjet e borës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar probleme të mëdha në shumë komuna të Kosovës.

Në komunën e Kamenicës sasia e madhe e borës që ka rënë, ka shkaktuar vështirësia në komunikacion.
Kjo komunë u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacion.
“Që nga mbrëmë kompania kontraktuese për pastrimin e rrugëve urbane e rurale në Kamenicë është në terren me të gjitha kapacitetet e saj duke u angazhuar për pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të gatshme të ofrojnë kapacitetet e tyre për ndihmë qytetarëve, raporton Telegraf
Lusim qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion dhe të raportojnë ku qarkullimi është vështirë i kalueshëm”, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel