Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Pas takimit me Apostolovën, kryeministri Kurti ka folur para mediave, ku ka thënë se në këtë takim e falënderoi shefen e BE-së për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën.

“Shpreha zotimin tonë që t’i ndjekim me vëmendje dhe përkushtim të gjitha projektet proceset e integrimit të Kosovës në BE, ku pesë vendet mosnjohëse na kanë vështirësuar rrugën tonë evropiane. E falënderova për ndihmën 75 milion eurosh për filterët në termocentralin Kosova B”, tha Kurti.

Kurti shtoi se Republika e Kosovës dhe ai si kryeministër i saj mbeten të përkushtuar në rrugëtimin ton evropian dhe drejt familjes evropiane.

Shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova ka thënë se kanë ardhur për ta përgëzuar kryeministrin Kurti për marrjen e postit.

Aposotolova theksoi se BE-ja do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës.

“Erdhëm ta përgëzojmë kryeministrin për marrjen e postit dhe formimin e qeverisë. U deshtë pak kohë për krijimin e kësaj qeverie….BE gjithmonë do të qëndroj dhe ndihmojë Kosovën. Dëshirojmë të shohim një qeveri përgjegjëse dhe ministra përgjegjës”, u shpreh Apostolova.

Top Channel