Aktorja dhe ylli i njohur i serialit Beverly Hills, i cili ishte i njohur në vitet 1990, Shannon Doherty njoftoi se vuante nga kanceri dhe ishte në fazën e katërt.
Kolegia e saj, aktorja Sara Michelle Geller, tregoi se jeta e saj ishte e vështirë, por që ajo e dinte që Shannon ishte e fortë.
Shannon informoi publikun se kanceri i saj ishte kthyer dhe tani ishte në fazën e katërt.
“Kanceri im është rikthyer. Më është dashur të informoj publikun për këtë, por nuk mendoj se jam pajtuar me atë fakt akoma,” tha ajo.
Shannon Doherty, 48-vjeç, pranoi se mësoi se sëmundja e saj ishte kthyer një vit më parë, por që ajo nuk kishte pasur forcë të fliste për të. Ajo dëshironte të tregonte se mund të punonte edhe aq e sëmurë, transmeton KosovaPress.
“Kam një pilulë të hidhur për të gëlltitur. Është shumë e vështirë për mua. Ka ditë kur pyes veten pse unë dhe pastaj ndonjëherë pranojmë sëmundjen dhe i them vetes pse jo unë? Kush tjetër? Kush tjetër e meriton këtë? Askush nga ne nuk e meriton këtë. Shqetësimi im më i madh ishte se si t’i tregoja përsëri nënës dhe burrit tim, “tha ajo.
Aktorja u kthye në punë dhe pranoi një rol në vazhdim të serialit Beverly Hills, siç tha ajo, për t’i dhënë nderim kolegut të saj të ndjerë Luke Perry, i cili vdiq nga një sulm në zemër pak para fillimit të xhirimeve.
Aktorja e njohur u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2015, dhe ajo shpesh i mban fansat e saj të informuar për atë që po kalon në trajtimin, kimioterapinë, humbjen e flokëve, operacionin, lotët dhe trishtimin me të cilin merrej.
Në prill 2017, ajo njoftoi se po shërohej. Megjithatë, gati dy vjet më vonë, kanceri u kthye.
Top Channel