Adoleshentja Saudite që braktisi familjen, kritikohet ashpër në rrjete sociale pasi pozoi foto me bikini

04/02/2020 17:46

Adoleshentja nga Arabia Saudite drejt Kanadasë, vitin e kaluar, është “sulmuar” pafundësisht në internet, pasi postoi një foto të vetes të veshur me bikini, për të festuar në këtë mënyrë jetesën e saj të re.

Rahaf Mohamed al-Qunun postoi fillimisht disa foto në llogarinë e saj në “Twitter”, por ajo që shkaktoi reagime të shumta është foto e fundit e postuar prej saj, ku shikohet e veshur me bikini.

Ajo e titulloi foton si “ndryshimi i madh në jetën time.. nga detyrimi për të veshur çarçafë të zi dhe duke u kontrolluar nga burrat, tashmë drejt rrugës për të qenë një grua e lirë”.

Fill pas këtij postimi, ajo u vu nën shënjestër nga shumë persona të Arabisë Saudite, të cilët u shprehën se Rahaf po e bënte veten “lakuriq”. Ndërsa nga krahu tjetër shumë përdorues të mediave sociale “përshëndetën” postimin e saj, duke thënë se ajo dukej e mahnitshme dhe duke e etiketuar atë si tepër të guximshme.

E reja kishte tërhequr vëmendjen globale vitin e kaluar me një kërkesë të drejtpërdrejtë për të kërkuar azil në Kanada, pasi ajo ishte larguar nga familja e saj Saudite. Ajo u shpreh se po i nënshtrohej një abuzimi fizik dhe psikologjik nga familja e saj në mbretërinë ultra-konservatore. Postimet ndezën në rrjet dhe një lëvizje nën moton #SaveRahaf. Disa zëra thonë që e reja ka hequr dorë nga islami, duke rrezikuar ndjekjen penale në vendin e saj të origjinës.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA