24/11 12:12
Të sfidosh kohën- kjo është historia e aktores nga Tajvani, Chen Meifen, një grua 63-vjeçare që duket si të ishte në të 30-at e saj!
Se fundmi, Meifen ka ndarë më 5 milionë ndjekësit e Facebook-ut sekretet e “rinisë së përjetshme”. Që kur u kurorëzua mbretëreshë bukurie 40 vite më parë, Chen nuk ka hequr dorë nga dieta e mirëpërcaktuar ushqimore dhe palestra.
Sipas saj, sekreti qëndron te supa e xhenxhefilit, e konsumuar çdo mëngjes, yoga e përditshme dhe akullorja “durian”, ëmbëlsira e saj e preferuar.
Aktorja, këngëtarja dhe prezantuesja televizive është vlerësuar si “halla më e nxehtë e Tajvanit” për gati tre dekada.
Top Channel