Rrjedh bombola e gazit, përfshihet nga flakët një pallat në Shkodër
02/02/2020 19:53
SHKODËR- Një zjarr ka rënë në një pallat në lagjen Zdrale të Shkodrës.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se shkak i këtij zjarri është bërë rrjedhja e gazit nga një bombol, ku më pas flakët kanë përshirë dy hyrje pallati.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa po punojnë të shuajnë flakët e rëna në katin e 5 të pallatit.
Top Channel