Kthimi i 73 shqiptarëve nga Siria/ Plani drejt fundit, në Shqipëri do të nisë puna për riintegrimin e tyre

02/02/2020 20:29

Teksa 26 shqiptarë besohet të jenë vrarë në luftën krah ISIS, sipas të dhënave të Komisionit Europian, 73 të tjerë gjenden ende në zonën e luftës në Siri. Së fundmi, pas rastit pozitiv dhe të bashkimit të Alvin Berishës me babin e tij dhe motrat, pritet që të kthehen në vendin e tyre dhe shqiptarët e tjerë. 

Agron Sojati: Koordinatori i qendrës kundra ekstremizmit të dhunshëm

“Shqipëria është në përfundim të planit të veprimit për pjesën e anëtarëve që pret të kthehen dhe të riintregrohen duke pasur një bashkëpunim shumë të afërt dhe dinamik me institucionet e zbatimit të ligjit, me prokurorinë, me policinë por edhe me pushtetin vendor.. njëkohësisht duke adresuar edhe komponentët e tjerë, social, ekonomikë, psikiatrik dhe edukativ.

“Pritet që të kthehen, kam informacion sepse punoj për një organizatë të shoqërisë civile që bashkëpunon me qendrën kundra ekstremizmit të dhunshëm dhe sapo të kthehen do të nis menjëherë puna për rehabilitimin e tyre”.

Finalizimi i operacionit të kthimit të shqiptarëve të Sirisë,  mes skeptikëve për rrezikun që mund të sjell ardhja e tyre, më së shumti has me mirëkuptimin dhe gatishmërinë e shqiptarëve që jetojnë këtu për t’i ndihmuar.

Top Channel