“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”/ Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të prokurorisë dhe policisë
28/10 17:20
Derisa nëpër media është raportuar se është arritur marrëveshja në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, burime të KosovaPress-it, kanë thënë se së shpejti kjo e fundit do të sqarojë gjithçka çka ka ndodhur.
Njëri nga anëtarët e kryesisë së LDK-së i ka thënë KosovaPress-it se krejt çka ka ndodhë së shpejti do të informohet publiku nëpërmjet një komunikate për media.
Përndryshe, nëpër media është raportuar se këto dy subjekte politike kanë arritur marrëveshjen se dhe nesër pritet nënshkrimi i saj, siç pritet që nesër Glauk Konjfuca të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit duke marrë tjetër post. Ndërsa, posti i kryetarit të Kuvendit do t’i takojë LDK-së.
Top Channel