Për ditën e Shën Valentinit këtë vit, ju mund të shijoni pushimin në një restorant të Vancouver, të shkoni për pushime në Whistler, ose të rezervoni një shtëpizë komode në bregdetin perëndimor të ishullit Vancouver, për të parë stuhitë!

Por, për ata persona të cilët janë të lodhur nga klishet e tilla romantike, Hoteli Zed i British Columbia ka një alternative për këtë ditë festive!

Hoteli, me vendndodhje në Victoria, po ofron një specialitet “katër orë” në 14 Shkurt, të cilin e ka bërë për pesë vitet e fundit. Çiftet mund të regjistrohen nga 10 e mëngjesit deri në 2 pasdite, (tarifat fillojnë nga $ 59 CAD). Iternari i ditës fillon me një lojë ping-pongu, duke vazhduar në një sallë pritjeje me ushqime të ndryshme e deri në një vaskë të nxehtë, në natyrë.

Hoteli po rrit aksionet me një promo për “prodhuesit e bebeve” – nëse të dashuruarit mirëpresin një gëzim në jetën e tyre nëntë muaj pasi takimit të tyre, ata do të fitojnë një qëndrim falas në Hotel Zed sipas zgjedhjes së tyre, për 18 vitet e ardhshme.

CEO i Hotel Zed, Mandy Farmer erdhi me idenë origjinale të “Nooner”-it, kur fëmijët e saj ishin të vegjël dhe ajo po mundohej të gjente kohë për burrin e saj. Një pushim romantik më 14 shkurt ishte më tërheqëse për të sesa një tufë me karafila ose një kuti me çokollata!

Hotel Zed shkruan se ky promovimi është i hapur për të gjithë, pavarësisht nga identiteti gjinor, shprehja apo orientimi seksual.

Top Channel