Itali, pranë lirimit pasagjerët në kroçerën e bllokuar prej koronavirusit/ Mjekët konfirmojnë gruaja e dyshuar nuk është e infektuar

01/02/2020 17:42

Pasagjerët e bllokuar në kroçerën italiane në Civitavechia pranë Romës kanë nisur të zbresin nga anija pas marrjes së konfirmimit se dy njerëzit e dyshuar në bord nuk janë të infektuar me koronavirusin kinez.

Kroçera Costa Smeralda me rreth 7,000 njerëz në bord është mbajtur e bllokuar prej mëngjesit të martës, pasi një grua 54 vjeçare kineze tregoi simptoma gripi.

Ajo kishte hipur në anije më 25 janar në Savona, dhe u vendos në një njësi të izoluar brenda anijes bashkë me të shoqin.

Costa Smeralda ka ndaluar në portin e Marseille në Francë, në Barcelonë e Palma de Mallorca kësaj jave para se të ndalte në Civitavechia.

Ministria italiane e shëndetësisë ka konfirmuar se dy pasagjerët rezultuan të paprekur nga virusi, ndërsa kompania Costa Cruises ka ofruar të paguajë për ushqimin dhe hotelin e 1,140 njerëzve që duhet të zbrisnin në Civitavechia të enjten.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA