FOTO/ Në kërkim të një bote tjetër! Njihuni me historinë e fisit indigjen Yanomami

01/02/2020 14:15

Për më shumë se pesë dekada, fotografja zviceriano-braziliane Claudia Andujar i ka kushtuar jetën e saj fotografimit dhe mbrojtjes së Yanomami, një nga grupet më të mëdha indigjene në Brazil.

Fisi Yanomami jeton në pyllin e largët të pellgut të lumit Orinoco, në Venezuelën Jugore dhe përgjatë lumit Catroamo më rajonin Roraime, në veri të Brazilit. Ata merren me gjueti, prodhime bujqësore në shkallë të vogël, aq sa për të mbuluar nevojat e fshatit.

Fotografja Claudia Andujar lindi në Zvicër në vitin 1931 dhe u rrit në Transilvani të Rumanisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i saj, një hebre hungarez, u internua në kampin e përqendrimit Dachau, ku u vra së bashku me të afërmit e tij. Andujar arriti të largohej me nënën e saj në Zvicër dhe më pas në SHBA, para se të vendoseshin përfundimisht në Brazil, në vitin 1955, ku dhe filloi karrierën si një fotoreportere.

Fotografja u “josh” nga kultura e Yanomami-t për të krijuar një pamje tjetër të botës, në vend që të ndiqte një stil dokumentar konvencional. Ndërtimi i autostradës transkontinentale në Amazonë, e filluar nga ushtria e Brazilit, me urdhër të qeverisë për të hapur rajonin drejt shpyllëzimit për t’i kthyer këto toka të përshtatshme për toka bujqësore. Kontakti i shtuar me të huajt solli një valë epidemie te fisi Yanomami, të cilët filluan të prekeshin nga një sërë sëmundjesh dhe si rezultat ato tashmë kishin një imunitet të dobët.

Kjo situatë i kujtoi Andujar-it genocitin në Evropë, në vitin 1978, ajo u përfshi në një fushatë politike për të mbrojtur të ardhmen e këtij fisi. Duke lënë mënjanë projektin e saj të artit, gjithnjë e më shumë ajo përdori “fuqinë e fotografisë” për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetur kauzën Yanomami.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA