Top Channel ka mësuar se rreth orës 19:11 të kësaj të shtune përmes një avioni të forcave ushtarake turke ka mbërritur në Ankara studentja shqiptare, Silva Doci, që jetonte dhe studionte në epiqendrën e koronavirusit në Wuhan.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se në pistën ku u ul avioni binin në sy masa ekstreme organizative marrë nga pala turke.

Për të pritur shtetasit turq dhe studenten shqiptare kishin dalë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, prefekti i Ankarase, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Ankara Kastriot Robo.

Autoritetet turke kanë deklaruar se të ardhurit nga zona e Wuhanit do te kalojnë 2 jave karantine në spitalin “Zekai Tahir Burak” në Ankara.

Pas mbarimit të karantinës, Ambasada Shqiptare do të mbështesë dhe mundësojë kthimin e Silva Docit në Shqipëri.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA