“Çmendet” moti, Moska shënon janarin më të nxehtë në histori

31/01/2020 20:25

Janari i këtij viti është shpallur më i nxehti në historinë e kryeqytetit rus, e pohuar kjo nga shërbimi shtetëror rus I motit. “Temperatura mesatare e regjistruar në Moskë në muajin janar është tani  rreth zero gradë Celsius”, tha për AFP  meteorologia, Lyudmila Parshina.

Kjo shifër do të thotë se temperatura mesatare e janarit është 9.3 gradë Celsius më e lartë se ajo çfarë shënonte zakonisht termometri në Moskë. Megjithatë, ajo nuk ka pranuar të deklarojë nëse rekordi i fundit është i lidhur me ndryshimet klimatike. Temperaturat e motit janë regjistruar në Moskë që nga viti 1879 ndërsa në gjithë Rusinë nga viti 1891.Ekspertë të tjerë të motit po ashtu kanë thënë se përgjatë janarit bora në Moskë ka arritur në shtatë centimetra në krahasim me mesataren e zakonshme që mbërrinte në 32 centimetra.  E njohur për dimrat tejet të ftohtë, Moska është përballur edhe me dhjetorin më të nxehtë në një shekull.  2019-ta  po ashtu ka qenë viti më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Rusi.

Top Channel