PE voton Brexit/ Largimi i Britanisë së Madhe nga BE këtë të premte

30/01/2020 02:36

Parlamenti Europian i dha miratimin përfundimtar largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, duke hapur kështu rrugën Brexit-it të premten, në 31 janar. 621 ligjvënës votuan pro shkëputjes së Britanisë, 49 ishin kundër dhe 13 të tjerë abstenuan.

Emocionet përfshinë ligjvënësit në sallë pas votimit. Disa prej tyre mezi i mbajtën lotët teksa këndonin një këngë tradicionale skoceze, Auld Lang Syne, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Britanisë si anëtare e BE-së.

Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve ishin në favor të largimit nga Bashkimi Europian. Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni, deri në fund të vitit.

Por pavarësisht hamendësimeve, kryeministri britanik, Boris Johnson e ka mohuar se do të ketë ndonjë shtyrje të kësaj periudhe. Presidenti i parlamentit europian, David Sassoli tha se largimi i Britanisë do të jetë i dhimbshëm për bllokun, por ai shtoi se tani është thelbësore ngritja e një partneriteti të ri, të mbështetur tek bashkëpunimi miqësor dhe interesat e përbashkëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA