Këshilli i Ministrave në vendin e tij të së mërkurës morri një vendim të rëndësishëm për qytezën e Voskopojës, dukle i dhënë asaj një status së vecantë dhe të mbrojtur.

Voskopoja me një kompleks ndërtimesh të vecanta dhe kishat është deklaruar pasuri kulturore zonë arkeologjikë B si dhe ansambël historik urban.
Ky vendim bën që ndërtimet në këtë zonë të jenë të kufizuara dhe me formë të vecantë që nuk dëmton zonën.

DEKLARIMIN PASURI KULTURORE “ANSAMBËL HISTORIK URBAN”, ZONËS MBROJTËSE TË TIJ, DHE ZONËS ARKEOLOGJIKE “B”, TË FSHATIT VOSKOPOJË DHE MIRATIMIN E PLANIT PËR RUAJTJEN, MBROJTJEN DHE ADMINISTRIMIN E TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 9, të nënndarjes “iv”, të shkronjës “b”, të pikës 3, të nenit 53, dhe të pikës 3, të nenit 62, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Deklarimin pasuri kulturore “Ansambël historik urban” dhe zonës mbrojtëse të tij, të fshatit Voskopojë, sipas koordinatave gjeografike dhe hartës së zonifikimit, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Deklarimin pasuri kulturore “Zona arkeologjike “B””, sipas koordinatave gjeografike dhe të hartës së zonifikimit, bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
4. Ngarkohet ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me propozim të strukturave të specializuara, të përcaktojë zonat mbrojtëse të monumenteve të kulturës, të ndodhura brenda pasurisë kulturore.
5. Vendimi nr.558, datë 1.8.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Voskopojës “Qendër historike” dhe vënien e saj në mbrojtje të shtetit”, të ndryshuar, shfuqizohet.
6. Ngarkohet Agjencia Shetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi në hartat kadastrale.
7. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I

Top Channel