“Pesë demokratë të qelbur”/ Debat i ashpër te Ligjet: Të kesh turp se je edhe deputet Kuvendi, asnjëri s’më nxjerr përjashta 05/10 18:37
Shiu i rrëmbyer që ka përfshirë qarkun e Elbasanit paraditen e së mërkurës ka sjellë probleme në aksin nacional Elbasan-Librazhd.
Në shumë zona të saj rruga është e mbuluar nga uji dhe gurët e rënë nga shpati i malit. Moti i keq ka sjellë pengesa në qarkullim ndërsa policia këshillon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, pasi mund të bien gurë të mëdhenj të cilët përbëjnë rrezik për përdoruesit e rrugës.
Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugës janë duke punuar për rikthimin e normalitetit, por problem duket se është bllokimi i kanaleve kulluese anës rrugës.
Top Channel