Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, dekoroi sot policin Sami Thaqi me urdhrin “Hero i Kosovës”.

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, tha Thaçi.

Top Channel