Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizatorë
Në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë është organizuar sot takimi me maturantët e këtij viti për prezantimin e risive dhe ndryshimeve të Maturës Shtetërore.
E pranishme në këtë aktivitet ka qenë Zëvendësministrja për Arsimin Parauniversitar, Znj. Nina Guga dhe Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) znj. Rezana Vrapi.
Ndryshimet thelbësore në rregulloren e “Maturës Shtetërore 2020” kanë qenë fokusi kryesor i këtij prezantimi. Disa prej tyre janë vlerësimi elektronik i provimeve, rritja e cilësisë së administrimit të provimeve, shtimi i masave disiplinore etj.
Njëkohësisht, nxënësit dhe mësuesit u njohën me dy botimet e fundit të QSHA-së: “Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia” dhe “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)”, të cilat do t’i orientojnë nxënësit dhe do t’i ndihmojnë ata për t’u përgatitur më mirë.
Top Channel