Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim pune në Kumanovë, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Maksim Dimitrevski. Qëllimi i këtij takimit ishte njoftimi i ekipeve nga Gjilani dhe Kumanova, të cilët po implementojnë dy projektet e bashkëpunimit ndërkufitar, ku janë të përfshira edhe dy ndërmarrje publike, Hidromoravës dhe “Ujësjellësi” Kumanovës.
Haziri e Dimitrevski kanë deklaruar se shumë shpejt do ta bëjnë publike ditën e hapjes së kufirit Stanqiq-Bellanoc, e cila do të jetë një urë-lidhëse mes Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht qytetarëve të Gjilanit dhe Kumanovës, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë të zhvillimit të biznesit. Gjatë takimit, kreu i Kumanovës ka njoftuar se më 11 nëntor do të bëhet edhe binjakëzimi këtyre dy komunave, të cilat janë shembulli më i mirë i zhvillimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të komunitetit.
Top Channel