Nuk e di nëse keni qenë ndonjëherë në Drobonik, por dikur ky fshat ka qenë vendi i preferuar jo vetëm për banorët e Beratit por edhe shqiptarët që vizitonin qytetin e “Një mijë e një dritareve” me një histori të vjetër.

Aso kohe, fshati Drobonik quhej ballkon. Ballkoni i Beratit, i shtruar në pjesën më të madhe me kalldrëm ai shijohej në këmbë. Një fshat i cili mendohet se ka shërbyer për të lidhur besën Muzakajt dhe Topiajt kundër pushtimit otoman.

Madje, sikur të mos mjaftonin kaq pikërisht këtu është kurorëzuar dasma e madhe e Skënderbeut me Donikën, nisur në Kaninë dhe përfunduar në kishën e “Shën Mitrit” në zemër të fshatit. Të gjitha këto referenca mjaftojnë për të zgjuar kuriozitetin e një mendjeje, e cila orvatet qiejve të një Shqipërie që nuk njohim dhe aq mirë. Ose e njohim pak. Ose ca si shtrembër, për të mos thënë keq.

Por ç’ka mbetur në Drobonik sot? Rruga është në gjendje të llahtarshme dhe kisha në mjerim. Fshati i agrokulturës, i njohur si fshati i qershive dukej sikur ishte vite dritë larg tortës së dikurshme. Ahere, kur rrinte mbi Berat njëjtë si qershia mbi tortë.

Një emision thirrje, për të kuptuar atë çka na rrethqarkon në bukuritë e një natyre dhe historie që po harrojmë e vrasim çdo ditë.

Shihni videon e plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA