Aktakuzë për pjesëmarrje në ISIS
27/01/2020 17:56
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër A.A. për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist sipas Kodit Penal të Kosovës.
E pandehura më 23.11.2015, me vetëdije të plotë, së bashku me bashkëshortin e saj, H.S. dhe vajzën e saj, D.S. e kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm në Kosovë përmes Aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” duke udhëtuar për në Stamboll – Turqi.
Më pas të njëjtit kanë hyrë në shtetin islamik në Siri, me qëllim që t’i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS, e nga e cila është financuar rregullisht me 50 euro në muaj.
Top Channel