Suela Kalia ka kryer studimet universitare në Shkenca Politike me fokus Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Bolonjës në Itali.
Më tej, ajo është specializuar në studime mbi Ekonominë e Zhvillimit dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Universitetin e Romës, Tor Vergata.
Fushat e saj të ekspertizës janë: Migracioni, Shteti i së Drejtës, Të Drejtat e Njeriut, Zhvillimi lokal e ndërkombëtar. Ajo ka jetuar 15 vite në Diasporë (midis Italisë dhe Gjermanisë) ku është formuar nga ana akademike dhe profesionale duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare.
Pas kthimit në Shqipëri para dy vitesh, ka punuar me organizata të shoqërisë civileduke kontribuar në cështjet e angazhimit dhe zhvillimit të diasporës.
Top Channel