Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Noel Dishi, autorit të vrasjes së 27-vjeçarit Vilson Tafçiu, në një ndër lokalet më të populluara, në zonën e Astirit në Tiranë.
Në dëshminë e tij para uniformave blu, i riu ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna.
“Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek ‘Artisti’ për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë më armë me vete.
Kur e takova ai me shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofenduar për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shume i penduar për krimin e kryer”.
Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ai ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.
Top Channel