Vendosja e psikologut në shkollë është e përcaktuar me ligj që vitin 2013. Por shkollat e Bashkive të Belshit dhe Cerrikut nuk ka pasur asnjëherë psikolog.
Aktualisht bashkia e Belshit ka 2500 nxënës në arsimin parauniversitar ndërsa bashkia e Cerrikut rreth 5000 nxënës. Për një kategori kaq të madhe nxënësish shërbimi mungon.
E përcaktuar me ligj një psikolog duhet të përgjigjet për një numër prej 1800-2300 nxënës, ndryshime këto të vendosura në vitin 2018. Vetë psikologët pranojnë se numri i madh i nxënësve e bën punën jo efikase dhe të pamundur një shërbim efektiv.
Por me problem akoma mbeten shkolla, ku psikologu nuk ka ekzistuar kurrë. Zyrat arsimore të Cerrikut dhe Belshit aktualisht kanë bërë kërkesa pune Drejtorisë Arsimore Rajonale për psikologë dhe punonjës social.
Top Channel