Olti Curri: Ky tërmeti vuri vulën, Durrësi kishte kohë që ishte në agoni

23/01/2020 00:05

“Nata e Durrësit”, ka qenë kjo tema këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ku ishin mbledhur disa nga personazhet publikë që janë pikërisht nga ky qytet.

Një ndër ta ishte i ftuar Olti Curri, i cili nuk ngeli pa përmendur ngjaret e vështira që Durrësi ka përjetuar kohët e fundit, siç ishte tërmeti i 26 nëntorit. Ai është shprehur se Durrësi kishte shumë kohë që ishte në agoni dhe për këtë i vinte shumë keq.

“Durrësi është shkundur nga tërmetet politike. Ky tërmeti vuri vulën, por Durrësi kishte kohë që ishte në agoni. Durrësin mjafton ta shikosh edhe e kupton që s’ka mbetur asgjë përveç kujtimeve tona. Ndërtimet ndonjëherë tregojnë zhvillim, përparim, por jo gjithmonë, jo në rastin e Durrësit. Më vjen shumë keq. Që dikush duhet të qajë për Durrësin duhet të qajë, por nuk jam as unë, as Kozeta në rastin konkret”, është shprehur opinionisti i njohur OltiCurri.

Top Channel