Del nga prokuroria pas dëshmisë, Lefter Alla: Komentet i kam në prokurori
23/01/2020 18:40
Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka dalë nga prokuroria ku po dëshmonte në lidhje me një video që është publikuar ditën e djeshme ku shfaqet ai duke pirë kokainë në një lokal.
Alla është shprehur shkurt që do të kemi kohë të bisedojmë herë tjetër
Alla: Do të kemi kohë të bisedojmë herë tjetër, nuk kam komente sot. Komentet i kam në prokurori.
Avokati: Nuk duam të prononcohemi fare, zoti Alla nuk e pranon. Video nuk duket qartë.
Top Channel