Një adoleshent shpëtoi për mrekulli pasi një peshk-shigjetë kërceu papritur prej ujit dhe ju ngul në qafë. Peshku nguli kokën e gjatë në fytin e 16-vjeçarit Muhammad Idul që po peshkonte me varkë së bashku me të atin.
Sulmi ishte aq i fuqishëm saqë rrëzoi nga varka 16-vjeçarin. Me peshkun e ngulur në qafë ai notoi dhe doli në breg dhe shkoi në spital në Sulaëesi të Indonezisë ku I’u nënshtrua një operacioni për të shpëtuar nga dhëmbët e peshkut-shigjetë.
Mjekët që e shpëtuan i thanë adoleshentit se jeta e tij kishte qenë vërtetë në rrezik. Më 1977-ën, një 10-vjeçar humbi jetën në Haëaii i sulmuar në sy nga një peshk-shigjetë.
Ndërsa në Tajlandë një ushtar është vrarë nga sulmi i peshkut që lëviz në ujë me një shpejtësi prej 40 kilometrash në orë. Atij peshku ju ngul në gjoks duke e vrarë në vend. Incidente me këtë peshk kanë ndodhur në shumë vende të botës.
Top Channel