Osbourne, i cili njihet si babai i muzikës metal, tha se është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe se viti 2019 ka qenë “viti më i dhimbshëm” në jetën e tij

Këngëtari dhe kantautori britanik Ozzy Osbourne njoftoi se është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës Guardian, 71-vjeçari Osbourne, i cili njihet si babai i muzikës metal, në programin “Good Morning America”, ku mori pjesë së bashku me bashkëshorten Sharon Osbourne, tha se tashmë një vit vuan nga probleme shëndetësore, përfshirë edhe operacionet në boshtin kurrizor dhe qafë.

Ai njoftoi se është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe tha se viti 2019 ka qenë “viti më i dhimbshëm” në jetën e tij.

Gruaja e tij, Sharon Osbourne, gjithashtu tha se diagnoza me Parkinson të fazës së dytë tek Ozzy Osbourne nuk paraqet kërcënim për vdekje, por ka prekur disa nerva në trup dhe se ai “përjeton ditë vërtet të këqija sa edhe ditë të mira”.

Ozzy Osbourne nisi karrierën e muzikës me grupin e zhanrit heavy metal “Black Sabbath” në vitet 70’ta, por më pas u nda nga grupi dhe vazhdoi si solist, duke publikuar 11 studio-albume.

FOTO GALERI
2/15
SYDNEY, AUSTRALIA - MARCH 18: British singer Ozzy Osbourne performs live on stage with his band at the Acer Arena on March 18, 2008 in Sydney, Australia. For the first time in 11 years, Osbourne known as the 'Prince of Darkness' returned to Australia to perform material from his new album 'Black Rain'. (Photo by Sergio Dionisio/Getty Images)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA