“Më vjen për të qarë”, Kozeta Kurti përlotet live në emision kur flet për Durrësin: Ka shumë gjëra që…

22/01/2020 23:42

“Nata e Durrësit”, ka qenë kjo tema këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ku ishin mbledhur disa nga personazhet publikë që janë pikërisht nga ky qytet.

Një ndër to është edhe gazetarja e njohur Kozeta Kurti, e cila në një moment kur të gjithë po flisnin për Durrësin është përlotur dhe emocionuar shumë.

“Jam pak edhe e mbushur emocionalisht. Më vjen për të qarë sepse mbetet Durrësi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti, mbetet Durrësi i bibliotekës, Durrësi i teatrit ku më ka ngjitur për herë të parë në skenë profesori Haxhi Rama, kam patur rastin të luaj dikur me Aleko Prodanin.

Dhe tani u mbusha kaq shumë sepse më vjen shumë keq që mbeten shumë gjëra në kujtime. Ka shumë gjëra që i mbeten së shkuarës. Unë i kam lidhjet shumë të ngushta. Vëllai me familjen e tij jeton në Durrës. I vetmi investim i jetës sime është që unë munda të blej një apartament të vogël dhe nuk e bleva në Tiranë, por e bleva në Durrës.

Si natyrë emocionale që jam e bleva midis shkollës sime të mesme dhe lagjes ku unë jam rritur”, është shprehur Kozeta Kurti e emocionuar.

Top Channel