Mbarë përdoruesit e rrjeteve sociale i kanë kërkuar Meghan Markle-it të marrë urgjentisht këshilla nga dadoja sa i takon të birit Archie.
I gjithë ky reagim thuajse unanim erdhi fill pas publikimit të disa fotografive gjatë shëtitjes së djeshme të Meghan-it me të birin dhe dy qentë e saj.
Ish-dukesha shfaqet teksa mban Archie-n në krahë, një pozicion ky tepër i sikletshëm. Ndërkohë që shëtit, Markle e ka vendosur të birin në një mbajtëse 180 dollarëshe, që të paktën nisur nga fotot nuk rezulton aspak e rehatshme.
“Zemra e vogël, nuk është fare rehat. S’po e mban fëmijën aspak mirë. I gjori princi ynë i vogël”, janë disa nga komentet e ndjekësve.
Disa të tjerë madje arritën deri aty sa thanë se nëna e re nuk po e mban mbajtësen aspak ashtu siç duhet dhe se gruaja ka nevojë për ndihmë urgjente.
Top Channel