​Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.

Atë ditë, Asambleja Kushtetuese me deputetët që kishin mbetur pas shtypjes së revolucionit të qershorit, u mblodh në Tiranë, më 21 Janar 1925, ku shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare me president, Ahmet Zogun, i cili kishte fuqi të tilla, që shndërroi Republikën Parlamentare në Republikë Presidenciale.

Herën e dytë, Shqipëria u shpall Republikë Popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në Republikë Popullore Socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që u shpall Republikë ka qenë më 29 prill 1991.

Qytetarët e Shqipërisë tanimë jetojmë në republikën e tretë. Mirëpo, nuk kanë ndonjë festë, apo rrugë, apo shesh për nder të Republikës, ashtu siç ndodh kudo në vendet republikane nëpër botë.

Në kohën e Republikës së parë, një rrugë kryesore quhej rruga e “Republikës”, në kohën e Republikës së dytë, një kinema quhej kinema “Republika”, madje kishte edhe një festë për ditëshpalljen e Republikës. Kurse tani përgjatë Republikës së tretë nuk ka asgjë të këtij lloji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA