24/11 18:38
Fansat e Beyonce kanë pikasur momentin kur këngëtarja fytyrën me dorë ndërsa Princi Harry dhe Meghan Markle po “turpëronin” veten për një punë në Disney.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it u filmuan në premierën Lion King verën e kaluar duke i thënë regjisorit Jon Favreau që ata do të “ishin të disponueshëm” për një rol.
Meghan madje bëri shaka: “Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu në fakt”.
Përdoruesit e Twitter-it, tejet të shkathët, tani kanë theksuar reagimin e Beyonce ndërsa ajo qëndronte në prapavijë duke ndjekur bisedën.
Këngëtarja, e cila ndoqi premierën në korrik me bashkëshortin Jay Z, mund të shihet duke mbuluar fytyrën e saj me duar. .
Top Channel