Rikthim me rekord për McGregor, i mjaftojnë vetëm 40 sekonda

19/01/2020 09:54

Conor McGregor është rikthyer fuqishëm në UFC 246 ku ka mposhtur Donald Cerronen në vetëm 40 sekonda në ndeshjen e zhvilluar në Las Vegas.

Ai ka hyrë në histori duke u bërë sportisti i parë që fiton ndeshje me ‘nok out’ në tre kategori të ndryshme.

McGregor nuk kishte marrë pjesë më në ndeshjet e kafazit që prej vitit 2018 kur u mposht nga Khabib Nurmagomedov duke humbur edhe titullin e kampionit të botës.

McGregor po synon sërish që të ketë ndeshje edhe jashtë kafazit si ajo e para me Mayweather në boks, ku altenativë është edhe Manny Pacquiao.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA