Ishte rrëzuar dhe theu këmbën, evakuohet alpinistja në malin e Tomorrit/ Xhaçka: Djemtë tanë ia dolën

19/01/2020 17:41

Një alpiniste ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi tē Çesmës së Tarikos.

Alpinistja ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit. Burime të Komisariatit të Policisë Skrapar, bëjnë me dije se, alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhë në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, 4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit, në momentin kur njëri prej tyre rrëshkiti.

Menjëherë pas ngjarjes në vend është nisur një helikopter për ndihmë. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se ajo tashmë është evakuuar.

Postimi i ministres

Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.?

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA