Humbje e papritur dhe e pajustifikueshme deri diku e Atleticos së Madridit në fushën e Eibarit. “Los Colchoneros” u ndëshkuan me dy gola në fillim dhe në fundin e sfidës, duke vuajtur presionin fizik dhe psikologjik të një ekipi që vrapoi shumë dhe e meritoi suksesin 2-0.

Burgos zhbllokoi takimin që në minutën e 10-të, por u desh vetëm ndërhyrja e sistemit VAR për ta quajtur të rregullt, pasi anësori fillimisht sinjalizoi në mënyrë të gabuar për pozicion jashtë loje.

Atletico i pati rastet e saj, sidomos me Angel Correan, për ta barazuar takimin, por i shpërdoroi mundësitë, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt Exposito bëri të shpërthenin në festë rreth 6500 të pranishmit në impiantin modest “Estadio Municipal de Ipurua” me një goditje të saktë thuajse nga vija e 16 metrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA