Mëngjesin e sotëm, 47-vjeçari Xhevahir Jonuzi, i cilësuar si një ndër 8 personat më të rrezikshëm të Vlorës hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se Jonuzi ka mbërritur në Spitalin Ushtarak, në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Ka qenë ekipi i Reneas që i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

Mësohet gjithashtu se është sjellë me makinë të blinduar, i shoqëruar nga Policia e Vlorës.

Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”. Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA